Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nuk janë paguar, 2 lojtarë të huaj largohen nga Flamurtari

Nuk kanë fund problemet te Flamurtari. Vetëm pak ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Luftëtarit në të cilën kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e parë, 2 lojtarë janë larguar nga kuqezinjtë për shkak të problemeve financiare. Bëhet fjalë për boshnjakun Semir Bajraktareviç dhe mbrojtësin grek Sarris. Dy lojtarët e mësipërm kanë prishur kontratën me klubin dhe janë larguar menjëherë nga Vlora. Shkak janë bërë problemet financiare dhe fakti që nuk kanë marrë asnjë lek që kur janë bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës kuqezi. Shtohen në këtë mënyrë problemet për trajnerin Birçe për të hedhur në fushë një 11-she të denjë që mund të përfaqësojë siç duhet fanellën e Flamurtarit në këtë kampionat.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...