Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Simeone “e harron” në pankinë, talenti portugez drejt kalimit në Premier League

Arsenali është vënë në gjurmët e sulmuesit të Atleticos së Madridit, Joao Felix. Sipas “El Chiringuito”, trajneri i “Topçinjve”, Arteta, duke pasur parasysh largimin e Aubameyang për në Barcelonë dhe largimin e mundshëm të Lacazette dhe Nketiah, dëshiron të përforconte repartin ofensiv ne talentin portugez, i identifikuar si sulmuesi ideal për sezonin e ardhshëm. Arsenali, në verë, mund të bëjë një ofertë për sulmuesin, me Simeones që duket se dëshiron ta zëvendësojë Gonçalo Guedes të Valencias.

I blerë për 120 milionë euro nga Benfica pak vite më parë, Joao Felix nuk përmbushi pritshmëritë e shumta që tifozët londinezë kishin për të. Në vend të Griezmannit, që shkoi te Barcelona, portugezi nuk bëri kurrë kapërcimin e madh në cilësi.

Arsenali, megjithatë, mund të jetë gati për të shpenzuar të njëjtën shumë që Atletico i pagoi për ta pasur atë në skuadër. “Los Colchoneros” e dimë mirë se e vetmja mënyrë për të rikuperuar shumën që shpenzuan për Felix do të ishte shitja e tij në një klub të Premier League-s. Këtë vit ai ka shënuar vetëm 3 gola, ndërsa në total me Atleticon ka realizuar 23 gola në 100 ndeshje.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...