Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PAOK-u mposht Olympiacos dhe afrohet me 1 pikë ndaj AEK-ut, 2 javët e fundit “zjarr”

PAOK-u i Selanikut arriti një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Olympiacos. Ndeshja e së dielës përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit, që tani e shohin veten vetëm 1 pikë nga AEK-u kryesues. Sfida e zhvilluar në “Toumba Stadium” pa skuadrat të vendosura mirë taktikisht. Goli që zhbllokoi takimin erdhi në minutën e 26-të me anë të brazilianit Taison, që përfitoi në maksimum nga një krosim e ardhur nga e djathta. Ne pjesën e dytë të takimit, Olympiacos iu afrua disa herë golit të barazimit, por atë që miqtë nuk e bënë dot për 65 minuta, PAOK-u e realizoi me anë të një kundësulmi. Andrija Zivkovic mori një asist fantasik nga Konstatelias dhe i gjendur përballe portierit Tzolakis nuk gaboi, duke dyfishuar shifrat.

Lexo edhe:

Më tej, nuk pati më ndryshime të rezultatit me vendasit që marrin tri pikë të arta në garën për titull në Greqi. Me AEK-un me 75 pikë dhe PAOK-un me 74, tituli në superligën helene bëhet më i ethshëm se kurrë, teksa nga fundi i sezonit na ndajnë vetëm 2 javë. Ndeshjet e fundit për AEK-un do të jenë ndaj Olympiacos në transfertë dhe ndaj Lamias në shtëpi. Ndërkohë, PAOK-u do të pres Panathinaikos i cili është më i distancuar në kuotën e 71 pikëve, por aty gati për të përfituar, ndërsa në fund skuadra nga selaniku do të luajë derbin ndaj Aris-it në transfertë, me këta të fundit që janë të gatshëm t’i prishin punë rivalëve të përjetshëm.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...