Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Pasuesi i Salah, Liverpooli ka disa alternativa, spikat sulmuesi i Serisë A

Në ditët e fundit të merkatos së verës, Mohamed Salah ishte shumë pranë largimit nga Liverpooli për në Arabinë Saudite, tek Al Ittihad. Verën e ardhshme, zërat për largimin e “Faraonit” nga Anfield do të intensifikohen dhe atëherë mund të jetë momenti kur mund të largohet vërtet pas 7 sezonesh.

Në Angli, “Athletic” tashmë është fokusuar në zbulimin e zëvendësuesit e mundshëm të egjiptianit. Drejtuesit e Liverpoolit kuptohet do të nisin që tani hulumtimet për një profil që mund të bëjë të harrohet Salah.

Lexo edhe:

Ëndrra e “The Reds” mbetet Kylian Mbappé, i lidhur prej kohës me një transferim te Reali i Madridit. Me lëvizjen e mundshme të francezit në “Bernabeu”, mund të hapet një rrugë që të çon te Vinicius, ndërsa alternativa tjetër është në Itali.

Një nga profilet më të vlerësuara nga Jurgen Klopp është Khvicha Kvaratskhelia, “ylli” i Napolit, i cili vitin e kaluar u dallua veçanërisht kundër anglezëve në Champions League. Emrat e tjerë të mirë janë Takefusa Kubo i Real Sociedadit dhe Bukayo Saka i Arsenalit.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...