Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Shqipëria shtron rrugën për në Europian, mposht Poloninë dhe kryeson Grupin E

Në një Air Albania në kapacitetin maksimal dhe nën një atmosferë të zjarrtë, Shqipëria arrin një fitore me aromë Europiani. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjejnë përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën me shifrat 2-0, Poloninë. Nga një gol për pjesë i mjaftoi Shqipërisë që aktualisht është në krye të Grupit E në kuotën e 10 pikëve.

Sa i takon ndeshjes, ajo nisi me të dyja skuadrat duke studiuar njëra-tjetrën teksa kuqezinjtë ishin me fat kur në minutën e 23-të, VAR anuloi golin e polakëve me anë të Kiwior. Një pozicion jashtë loje që nuk ishte vënë re nga arbitri spanjoll në fushë, u kthye nga teknologjia. Një episod që duket se zgjoi lojtarët e kombëtares që në 36-tën provuan me Asllanin.

Por, kjo ishte vetëm një provë pasi një minutë më mbrapa, Jasir Asani “elektrizoi” Air Albanian. Me një goditje mjeshtërore, “alla Roben”, shtangu portierin Szczesny dhe ndezi festën në impiantin kombëtar.

Një gol i cili me siguri nuk do të harrohet lehtë. Me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë ndërsa në të dytën, kuqezinjtë menaxhuan mirë avantazhin, për të goditur sërish në të 61-tën. Trajneri Sylvinho aktivizon Mirlind Dakun në vendin e Cikalleshit dhe sulmuesit të Rubin Kazan i mjafton një minutë për të dyfishuar shifrat.

Kontrolll dhe mbrojtje perfekte e topit në zemrën e mbrojtjes kundërshtare dhe më pas një goditje që nuk i lë shans Szczesnyt. Festë e jashtëzakonshme për Dakun që heq fanellën dhe shpërthen në lot për golin e parë si kuqezi.

Pjesa e mbetur nuk dhuroi më gola dhe ndeshja përfundoi me shifrat 2-0, një fitore kjo që e afron Shqipërinë me Euro 2024 që zhvillohet në verën e ardhshme në Gjermani. Sfida tjetër është në muajin tetor ku presim Çekinë në Air Albania, ku sigurisht do të duhet edhe një tjetër sforco për ëndrrën e madhe.

Situata në Grupin E:

Shqipëri-Poloni 2-0

Kronika e ndeshjes:

68′ Bajrami tenton nga goditja e dënimit, topi shkon në kuadrat, por pret Shezni

61′ Goooooooool! Vetëm një minutë në fushë, Daku dyfishon shifrat. Shqipëria po fiton 2-0

55′ Tentojnë polakët, por tentativa e Krychowiak shkon shumë larg kuadratit të Strakoshës

37′ Goooooooooool! Jasir  Asani realizon një perlë të vërtetë, sulmuesi kalon kuqezinjtë në avantazh. Ndizet atmosfera në Air Albania

36′ Mundësi e artë për Shqipërinë, gjithçka nis nga këmbët e Jasir Asanit i cili harkon në zonë aty ku Cikalleshi fton në goditje Asllanin, por mesfushori gabon shënjestër

23′ VAR i vjen në ndihmë Shqipërisë, anulohet goli i polakëve

20′ Na ndëshkon Polonia, Kiwior realizon pas një harkimi në zonë

18′ Aksion i bukur nga Bajrami në krahun e majtë të sulmit, fantazisti pason në zonë, por Asani është me vonesë

8’ – Tentativa e parë e polakëve në portë, por Strakosha pret pa problem një goditje në pozicion të pjerrët

1′ Starton ndeshja, Shqipëria sfidon Poloninë për një biletë në Euro 2024

Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje që nuk do të jetë vendimtare, por do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Europianit Gjermani 2024…

Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren, për të ruajtur epërsinë në renditje ndaj polakëve dhe për të pasur vetë në dorë fatin e tyre deri në ndeshjen e fundit.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e par, teksa rikthehen titullarë Strakosha e Uzuni, duke marrë vendin e Berishës dhe Seferit…

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...