Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Penallti me VAR, Italia ndal Anglinë në ‘Wembley’

Italia e Di Biagios ka arritur të ndalë Anglinë në ‘Wembley’, në një barazim 1-1, falë edhe ndihmës së teknologjisë, e cila i ‘dhuroi’ një penallti vetëm 3 minuta nga fundi i sfidës. Anglezët dominuan në pjesën e parë dhe arritën të gjejnë edhe golin, ndonëse mes kontestimeve të italianëve.

Arbitri vërshëllen për një faull për vendasit, në afërsi të zonës dhe fut dorë në xhep për të ndëshkuar Candrevën, por anglezët luajnë menjëherë topin dhe Lingard gjen Vardyn në zonë, që dërgon topin në rrjetën e portës së Donnarummës.

Italianët tentuan reagimin ,por edhe skuadra e Southgate nuik mbeti pas, duke sulmuar vazhdimisht me shpejtësi dhe vënë në rrezik portën e axurrëve.

Në minutën e 87’, Chiesa futet në zonë dhe pengohet nga Tarkowski, ndërsa gjyqtari Denis Aytekin, pasi konsultohet me VAR-in, akordon 11-metërsh për italianët. Penalltinë e ekzekuton Insigne, që e dërgon topin në rrjetë dhe barazon rezultatin.

Anglia tenton të shënojë golin e fitores, në minutat e mbetura, por nuk ka fuqinë e duhur për të çarë mbrojtjen italiane, duke bërë që takimi të mbyllet në barazim 1-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...