Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Për herë të parë në histori, ndeshja Liverpool-Leipzig luhet sërish në “Puscas Arena”

Përveçse ka bërë të pamundur praninë e tifozëve, situate e krijuar nga pandemia po bëhet shkak edhe për ndryshimin e stadiumeve për zhvillimin e disa ndeshjeve të rëndësishme.

Kështu ndodhi në Europë, ku skuadrat gjermane, spanjolle e portugeze nuk pritën në impiantet e tyre klubet angleze, por u detyruan të shtegtojnë kryesisht në Hungari, Rumani apo Itali.

Gjermanët e Leipzig pritën Liverpoolin në stadiumin “Puscas Arena” dy javë më parë, në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, pasi shteti gjerman nuk autorizonte hyrjen e futbollistëve anglezë brenda territorit.

Sot UEFA miratoi sërish stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit për të pritur ndeshjen e kthimit Liverpool-Leipzig, duke qenë se rregullat e pandemisë detyrojnë futbollistët e Leipzig të qëndrojnë dy javë në karantinë, nëse udhëtojnë drejt Anglisë.

Kjo është hera e parë në historinë e Ligës së Kampionëve, që si ndeshja e vajtjes, ashtu edhe ajo e kthimit, të luhen në të njëjtin stadium, megjithatë qeveria europiane e futbollit ka justifikuar vendimin, me situatën e rënduar të pandemisë.

Sfida e parë përfundoi me fitoren 0-2 të Liverpoolit, që këtë herë do të duhet të administrojë avantazhin prej dy golash, për të kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Itali

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta...