Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Përfaqësimi i radhës në Europë, arbitri i Superiores vendos drejtësi në Maltë

Një katërshe gjyqtarësh nga Shqipëria do të jetë e angazhuar këtë mesjavë në një nga ndeshjet e UEFA-s. Eldorjan Hamiti, i ndihmuar nga Rejdi Avdo, Rejdi Zaimi dhe Andi Koçi do të vendosin drejtësi në përballjen e parë Hamrun (Maltë) – Ferencvaros (Hungari). Në Conference League.

Vlerësim për gjyqtarin shqiptar, i cili gjykon për të tretën herë në këto kualifikuese. Hamiti, më herët ka gjykuar sfidën e turit të parë të kualifikueseve në Champions mes Qarabag dhe Lincoln Red Imps.

Si dhe përballjen e turit të dytë të Conference League mes Sepsi (Rumani) dhe CSKA Sofia (Bullgari). Në këtë përballje, 40-vjeçari nga Lezha dha plot 10 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Kjo do të jetë ndeshja e 17-të për Hamitin në garat e UEFA-s në të gjitha nivelet, ku ka vënë drejtësi në 12 ndeshje si kryesor. Gjyqtarët shqiptarë kanë qenë të vlerësuar nga UEFA në këtë edicion, teksa në turin e dytë të Conference League ishin dy ndeshje ku drejtësia vendosej nga bilbilat e Superiores.

Dy arbitra të Superiores në Conference League, përzgjidhen për duelet rumuno-bullgare

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...