Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E bujshme, mbyllet pa nisur aventura e Gattusos te Fiorentina!

Aventura e Gennaro Gattusos në pankinën e Fiorentinës përfundon pa nisur ende. I emëruar trajner i skuadrës vjollcë menjëherë pas përfundimit të sezonit, ish tekniku i Napolit ka pasur përplasje me drejtuesit e klubit dhe me një komunikatë zyrtare Fiorentina ka bërë publik largimin e ish-trajnerit të Napolit pa nisur ende punë me skuadrën vjollcë. Shkak janë bërë disa përplasje për merkaton, pasi dy futbollistët e kërkuar me ngulm nga Gattuso ishin mesfushori i Portos Oliveira dhe sulmuesi anësor i Valencias, Guedes, të cilët përfaqësohen nga Jorge Mendes, njëkohësisht edhe menaxher i trajnerit.

Megjithatë drejtuesit e klubit vjollcë nga njëra anë kanë hasur në pretendimet e larta të menaxherit portugez dhe nga ana tjetër në këmbënguljen e Gattusos për t’i pasur me patjetër këta futbollistë në skuadër, ndaj kanë vendosur të ndajnë rrugët duke u divorcuar me trajnerin.

Sipas mediave italiane, ditët e fundit ka pasur disa përplasje mes drejtuesve dhe trajnerit Gattuso, ndaj klubi vjollcë nuk e depozitoi në Ligë kontratën me teknikun italian dhe po tashmë Fiorentina ka nisur nga puna për të gjetur një trajner të ri për stolin që i përshtatet klubit.

Fjalën e fundit për të ardhmen e trajnerit e tha presidenti Rocco Commisso, i cili ishte njeriu që këmbënguli për emërimin e Gattusos dhe ishte pikërisht ai që vendosi për të shkarkuar ish-mesfushorin e Milanit me palët që prishën kontratën me konsensus.

 

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...