Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Pioli i lumtur nga talenti belg: Cilësi të jashtëzakonshme dhe inteligjencë!

Pas barazimit me Atalantën në transfertë (1-1), Milan u rikthye te suksesi në kampionat teksa mposhti në San Siro me rezultatin e pastër 2-0, Bolognan. Të besuarit e trajnerit Stefano Pioli shënuan nga një gol për pjesë falë realizimeve të Leao dhe Giroud.

Megjithatë, edhe pse nuk shënoi, një nga ata që shkëlqeu më së shumti ishte edhe Charles De Ketelaere i kërkuar me ngulm nga Maldini në merkato. 19-vjeçari i kushtoi arkave të kuqezinjve plot 32 milionë euro, por duket se me paraqitjet në fushë po i justifikon paratë e shpenzuara gjithnjë e më tepër. Pas ndeshjes me Bolognan, trajneri Stefano Pioli rezervoi fjalë nga më të mirat për belgun teksa theksoi se De Ketelaere është një talent i jashtëzakonshëm.

“De Ketelaere është një talent i madh, ende duhet të gjejë ritmin e duhur dhe të kuptohet me shokët e skuadrës. Këto janë procese që kërkojnë pak kohë, por deri më tani ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe më duhet të theksoj se është shumë inteligjent”, u shpreh Pioli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...