Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Prag derbi/ Statistikat e Tiranës dhe Partizanit në duelin e përjetshëm

Derbi është gjithmonë një derbi. Në “Air Albania” do të vihen përballë njëri-tjetrit Tirana e Partizani të dielën e 3 dhjetorit (19:00), dy ekipet kryesore të kryeqytetit. Që këtë vit e gjejnë veten duke ndjekur nga pas një Egnatia befasuese e të mrekullueshme.

Tirana është 9 pikë larg kreut të klasifikimit dhe kjo ndeshje do të jetë si një betejë për bardheblutë, edhe pse ka ende shumë takime për t’u luajtur.

Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, me 2 pikë dhe një ndeshje më pak se Egnatia, do të tentojnë sërish fitoren përballë rivalëve të përjetshëm si në fazën e parë. Kjo ndeshje pritet të jetë e hapur dhe ofensive, sipas statistikave.

Tirana është skuadra që ka përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit në kampionat, me një mesatare prej 58%. Në këtë aspekt nuk është keq as Partizani, me një mesatare prej 53%.

Lexo edhe:

Mbi të gjitha, Partizani dhe Tirana janë dy skuadra që gjuajnë më shumë në portat kundërshtare: më shumë se 12.5 gjuajtje në portë nga Partizani dhe thuajse 12 për Tiranën.

Bardheblutë janë gjithashtu skuadra që në të gjithë kampionatin e çojnë më së shumti topin në zonën kundërshtare, më shumë se 17 herë në ndeshjet përkatëse. Dy ekipet kanë statistika mjaft pozitive në fazën ofensive, por nuk janë skuadrat me mbrojtjet më të mira.

Duke u renditur në vendin e pestë e të gjashtë në kampionat, si ekipet që pësojnë më shumë gjuajtje në portë (rreth 10 gjuajtje për çdo ndeshje). Nëse duhet gjetur një arsye se pse pësojnë shumë gjuajtje në portë, mund të thuhet se këto dy skuadra nuk kanë shumë ekuilibër mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse.

Në stadiumin “Air Albania” pritet një derbi i fortë dhe i zjarrtë, me dy skuadra që sulmojnë mirë dhe që nuk janë të pamposhtura në mbrojtje.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...