Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Premtimi i kapitenit, Gurishta: Vllaznia fiton titullin e dhjetë këtë sezon

Vllaznia po kalon një moment mjaft të mirë, duke qenë ekipi më në formë i momentit dhe në Shkodër kanë nisur të ëndërrojnë për titullin kampion. Kuqeblutë e kanë ngushturar diferencën me vendin e parë në 4 pikë dhe besojnë se deri në fund gjithçka është e mundur.

Në Shkodër presin titullin e 10-të në histori, objektiv që iu afruan ndjeshëm sezonin e shkuar, ndërsa këtë edicion është kapiteni Erdenis Gurishta i cili e premton diçka të tillë.

Në Big Brother VIP, disa prej lojtarëve të skuadrës kuqeblu u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të surprizuar një prej konkurrentëve, Meridianin, i njohur si një prej tifozëve më fanatik të skuadrës shkodrane.

Mbrojtësi i krahut i dorëzoi një shiritin e kapitenit dhe bluzën me numrin 10-të, duke i premtuar se këtë vit do arrijnë që të marrin titullin me numrin që ishte stampuar në fanellë.

Vllaznia ka grumbulluar 23 pikë pas 13 javësh, duke u pozicionuar në vendin e tretë pas Tiranës dhe Kukësit. Shkodranët po gëzojnë një formë të mirë, teksa kanë marrë 13 pikë nga 15 të mundshme në pesë javët e fundit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...