Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti i UEFA-s zgjedh futbollistin më të mirë në botë

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, konsideron Kylian Mbappenë si lojtarin më të mirë në botë. Këtë deklaratë, kreu i qeverisë së futbollit europian e dha gjatë një vizite në selinë e Federatës Franceze të Futbollit, ku u takua me presidentin Noel Le Graet:

“Për mendimin tim, Michel Platini ishte, në kohën e tij, lojtari më i mirë ose një nga lojtarët më të mirë në botë. Më vonë, Zinédine Zidane ishte gjithashtu një lojtar i madh. Kylian Mbappé është ndoshta lojtari më i mirë në botë sot. Përfaqësuesja franceze është shumë e fortë”.

Ceferin vlerësoi punën e FFF-së për rritjen e futbollit francez.

“Është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha shoqatat anëtare të UEFA-s. FFF është një federatë e madhe, ka pasur shumë sukses. Sapo ka fituar edicionin e fundit të Kombeve. Franca ka nxjerrë shumë futbollistë të mëdhenj”.

Ceferin, në fund, dha një mesazh për krizën serioze që po kalon futbolli për shkak të pandemisë Covid-19:

“Futbolli evropian ka vuajtur shumë nga kriza Covid-19. Dua t’ju dërgoj një mesazh shprese, mbi të gjitha. Jam i sigurt se kjo krizë do të marrë fund së shpejti dhe se ne do t’i rikthehemi jetës normale. Futbolli vuajti, por ai ia doli mbanë dhe po i rikthehet shpejt jetës normale. Mendoj për futbollin por edhe për të gjithë shoqërinë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...