Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Princi i Kamboxhias kërkon të blejë St Etienne, a duhet të frikësohet PSG?

Paris Saint-Germain i Nasser Al-Khelaïfi mund të ketë një rival të ri. Norodom Ravichak, nipi i ish-mbretit të Kamboxhias, Norodom Sihanouk, konfirmoi se dëshiron të blejë klubin francez Saint Etienne. Në një intervistë me Radio France Internationale, princi kamboxhian deklaroi: “Është e vërtetë që jam ofruar si kandidat për të blerë Saint-Etienne. Nuk vij këtu për të bërë një transaksion financiar. Dua të investoj për një afat të gjatë kohor dhe të kujdesem për Saint –Etienne. Nëse biem dakord, do t’i siguroj këtij klubi mjete të mjaftueshme financiare për të përmbushur ambiciet dhe për t’i kthyer Saint Etienne lavdinë e dikurshme.”

Të gjelbrit mburren me 10 kampionate të fituara në Ligue 1 nga viti 1957 deri më 1981, duke qenë dhe rekordmenët e Francës në këtë aspekt.

Trofeu i fundit që kanë fituar është Kupa e Ligës në vitin 2013.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...