Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Projektohet dopio-shkëmbimi mes Chelsea-t e Barçës, dy holandezë për dy spanjollë

Todd Boehly vijon vizitën e tij në Katalunjë, ku është takuar me drejtuesit e Barcelonës, për të folur për merkaton dhe futbollistë që u interesojnë të dy klubeve.

Sipas mediave iberike, katalanërt kanë shprehur dëshirën të marrin dy spanjollët e Chelsea-t, Cesar Azpilicuetën dhe Marcos Alonson, të cilët gjithashtu duan rikthimin në atdhe.

Megjithatë që të dy janë nën kontratë me Chelsea-n dhe Beohly ka kërkuar futbollistë të tjerë në këmbim, teksa për momentin emrat më të mundshëm për t’u transferuar drejt Londrës janë holandezët Sergino Dest dhe Memphis Depay.

Të dy shkuan më dëshirën e Koeman në “Camp Nou”, por nuk bëjnë pjesë në planet e Barcelonës, që do të hiqte dorë me kënaqësi prej tyre, në mënyrë që të sjellë në Katalunjë dyshen Azpilicuieta e Marcos Alonso, dy lojtarë që kërkohen me ngulm nga trajneri Xavi dhe që do të kompletonin prapavijën.

Në ditët e ardhshme palët pritet të negociojnë sërish mbi vlerësimin e lojtarëve, pasi Barcelona pretendon se vlera e Dest në merkato është shumë më e lartë se ajo e dy spanjollëve që do të vijnë nga Londra, për vetë moshën e re të holandezit.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...