Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Prova e parë drejt Euro 2024, Shqipëria sfidon në Itali kombëtaren amerikano-latine

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për në Euro 2024, që zhvillohet këtë verë në Gjermani. Kuqezinjtë sfidojnë në Parma të Italisë, kombëtaren amerikano-latine të Kilit. Një provë e vërtetë pasi kundërshtarët renditet në skuadrat e nivelit mbi mesatar, madje janë shpeshherë pjesë e Kupës së Botës si dhe mjaft të spikatur në Kupën e Amerikës.

Kili, duket kundërshtari i duhur për trajnerin Sylvinho i cili ka ende për të marrë disa përgjigje nga lojtarët në organikë, sidomos kur vjen puna te sulmi aty ku shumë emra janë në garë për një vend mes listës së 23 lojtarëve që do të grumbullohen për europian.

Lexo edhe:

Sa i takon formacionit të mundshëm, Sylvinho pritet t’i qëndrojë besnik jo vetëm skemës së tij 4-2-3-1, por edhe pjesës më të madhe të lojtarëve teksa pritet hapësirë nga minuta e parë për Mihajn në mbrojtje në mungesë të Ismajlit si dhe Brojës në majën e sulmit. Ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës mund ta ndiqni nëpërmjet SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:45.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...