Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Pse kërkova largimin nga Milani”, Romero: I lumtur që rikthehem në Spanjë

Luka Romero do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit tek Almeria, ekipi që mbyll renditjen në La Liga. Argjentinasi u huazua nga Milani, skuadër ku nuk arriti të përfitonte shumë minuta.

Dua t’i jap një dorë Almerias me gjithçka mundem, do të përpiqem ta shijoj këtë aventurë. Jam i kënaqur që u riktheva në Spanjë. Kur luaja te Mallorca isha ende fëmijë.

Serie A? Futbolli italian është më i vështirë, në Spanjë luhet me shumë futboll. I jam mirënjohës Almerias për këtë mundësi. I kërkova Milanit të largohesha për të marrë më shumë minuta dhe për t’u ndjerë i rëndësishëm.

Lexo edhe: 

Bisedova me drejtuesit e Almerias dhe m’u duk si një vend i mirë për të vijuar karrierën. Mezi pres të luaj dhe të argëtohem”, u shpreh 19-vjeçari ofensiv.

I cili shpreson të luajë dhe shënojë tek Almeria. Dhe në verë do të rikthehet sërish në Milanello për të provuar shanset e tij te Milani.

Gjatë aventurës me kuqezinjtë e Piolit, Romero nisi vetëm një ndeshje si titullar (Kupa e Italisë), teksa përfitoi 156 minuta aktivizim në total mes kampionatit dhe Kupës.

Almeria renditet e fundit në kampionatin spanjoll, duke qenë për momentin plot 10 pikë larg zonës së shpëtimit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...