Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

PSG do yllin e Atletico Madrid, Campos vë “kushtin” për Ramos-Messi

PSG po mendon për merkaton e verës që tani. Rinovimet dhe afrimet janë tema të rëndësishme. Drejtori sportiv, Luis Campos, nuk është kundër rinovimeve me emra të mëdhenj si Leo Messi dhe Sergio Ramos.

Bisedimet do të nisin pas Kupës së Botës 2022. Campos gjithsesi ka një kusht për të rinovuar me lojtarët e cituar më lart: ata duhet të vazhdojnë të kenë të njëjtën performancë sportive, ndryshe situata do të ndryshojë sipas “L’Equipe”.

Në lidhje me rinovimet në pritje janë edhe Marquinhos dhe Marco Verrati, të cilët janë nën kontratë deri më 30 qershor 2024. Më herët është folur me ta, por nuk ka pasur marrëveshje. Te PSG nuk e kanë me nxitim dhe në të ardhmen priten të reja.

Sa u takon afrimeve, një emër i dalë në skenë së fundmi është portieri Jan Oblak i Atletico Madrid. I cilësuar si një nga portierët më të mirë në botë, në Francë raportojnë se te PSG po mendojnë ta afrojnë portierin verën e ardhshme.

Një lajm disi i çuditshëm, duke parë situatën e krijuar aktualisht me portierin Gianluiggi Donnarumma dhe Kyelor Navas. Ky i fundit pritet të largohet, ndërsa italiani nga ana tjetër nuk dëshiron ta lëshojë vendin si numri një i katërkëndëshit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...