Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG kërkon rinovimin e Messit, “ylli” argjentinas shmang bisedimet para Botërorit

Paris Saint-Germain është favorit i qartë për të fituar Ligue 1 për shkak të fuqisë ekonomike. Cikli i Cristophe Galtier filloi në mënyrë të mirë dhe kjo dallohet nga perfomancat ndjeshëm më lart se sezonin e kaluar.

Një nga njerëzit e rëndësishëm te PSG-ja është Luis Campos, konsulent sportiv, i cili bashkëpunon ngushtë me Galtier. Të dy janë të kënaqur me sjelljen e lojtarëve më me përvojë në skuadër dhe në fakt u ka lënë përshtypje qasja e Lionel Messit.

Sipas L’Equipe, Luis Campos ka nisur të lëvizë për rinovimin e kontratave të Leo Messit dhe Sergio Ramos. Ai beson se është urgjente që të sqarohet e ardhmja e tyre, pasi kontratat u përfundojnë në fund të sezonit aktual.

“I gjithë klubi ka qenë shumë i kënaqur me performancën e Messit dhe Ramosit dhe përfshirjen e tyre në projektin e nisur. Drejtuesi portugez po kërkon t’i mbajë të lidhur të dy lojtarët edhe për dy sezone të tjera”, shpjegoi L’Equipe në orët e fundit.

Në fakt, Leo Messi ua ka bërë të qartë parizienëve që nuk mendon aq shumë për të ardhmen e tij. “L’Equipe” raportoi se nga ambienti i argjentinasit paralajmëruan se nuk do të ketë diskutime për të ardhmen pa përfunduar Botërori “Katar 2022”. Argjentina, kampionia e fundit e Amerikës së Jugut, do të jetë pjesë e Grupit C së bashku me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Poloninë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...