Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Pulisic dhe para “cash”, Juventusi tundohet nga oferta e Chelsea-t për holandezin

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi tepër cilësor pas largimit të emrave të tillë si Christensen dhe Rudiger, që lanë një hendek të madh në mesin e prapavijës. Jan të paktën tre emra që luajnë në Serinë A dhe që pëlqehen shumë nga trajneri Thomas Thuchel: Skriniar, Koulibaly dhe De Ligt.

Prioritet për londinezet, në fakt, është qendërmbrojtësi i Juventusit, për të cilën drejtuesit bardhezi kërkojnë plot 120 milionë euro. Një shifër shumë e lartë të cilën londinezët kërkojnë ta ulin duke përfshirë ë bisedime lojtarë të rëndësishëm që janë aktualisht nën urdhrat e Thuchelit. Fillimisht u fol për Timo Werner, ndërsa sot del në skenë Christian Pulisic.

Sipas “Daily Mail”, kroati me pasaportë amerikane është i preferuari i “Zonjës së Vjetër”. A do të ketë pra një pikë takimi për futbollistin amerikan apo bardhezinjtë do të vazhdojnë të kërkojnë vetëm para? Nëse drejtuesit e Juventusit kërkojnë vetëm para “Cash”, Chelsea do ta kthente vëmendjen te Skriniar, por për sllovakun do të haste në konkurrencën e fortë të PSG-së (Interi kërkon 70 milionë). Alternativë tjetër është Koulibaly, që Napoli e vlerëson më pak pasi i ka mbetur vetëm një vit kontratë.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...