Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ranieri tregon versionin e tij: I thashë unë jo Sampdorias, jo e kundërta

Claudio Ranieri nuk do ta marrë drejtimin e Sampdorias, edhe pse në ditët e fundit është përfolur shumë për emërimin në krye të klubit të Serisë A.

Tekniku roman ka dhënë versionin e tij për këto zëra në “Gazzetta dello Sport”

“Në verën e vitit 2021 do të kisha qëndruar, por nuk e rinovova kontratën për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarët, jo për arsye ekonomike. Edhe këtë herë do të isha në dispozicion, por kuptova që nuk ka ndryshuar shumë, në kuptimin që pronarët kanë mbetur të njëjtë, më vjen keq për djemtë dhe për fansat: do të kishin dashur të kthehesha. Kur lexoj në gazeta se kërkohen trajnerë të tjerë, atëherë e kuptoj që nuk ka më entuziazëm për të më marrë. Gjatë karrierës sime kam nënshkruar edhe një kontratë në letër të bardhë në Parma…”.

 

Lajme të tjera

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...