Rusi 2018

Rekordet që pritet të thyhen këtë Botëror

Nesër do të nisë edicioni i 21 i Kupës së Botës në futboll dhe ka shumë rekorde që mund të thyhen siç është rasti i Gjermanisë. Që nga gjysmëfinalja e Botërorit 2010 kur u mund nga Spanja, skuadra e Loew ka 8 ndeshje pa humbje në një turne të tillë dhe në shënjestrën e saj është rekordi i Brazilit në periudhën 19-54-1966 me 13 sfida pa disfata.

Tjetër rekord është ai i Maradonës që ka 6 finalizime si kapiten i Argjentinës, rekord që rrezikohet pikërisht nga ai që konsiderohet si pasuesi i tij, Lionel Messit të cilit i duhen vetëm 3 gola për të kaluar atë që në 2010 ka qenë edhe trajneri i tij.

Thomas Muller është një tjetër futbollist që kërkon të vendosë një rekord, atë të shënimit të 5 golave në një edicion tëv Kupës së Botës për të tretën herë në karrierë. Nëse ai e arrin këtë, do të kalojë Miroslav Klosen e peruanin Cubillas të vetmit që kanë shënuar më shumë se 4 gola në një edicion Kupe Bote më shumë se 1 herë. Për t’u theksuar është se Klose është shënuesi më i mirë i Botërorëve me 16 gola të shënuar.

Rekorde të tjera që pritet të thyhen nuk kanë të bëjnë aspak me rezultatet në fushën e lojës sic është rasti i kombinimit të moshës së trajnerit të Uruguait, Oscar Tabarez dhe atij të Portugalisë, Fernando Santos që shkon 135 vjeç e 3 muaj duke kaluar moshën e kombinuar të Otto Rehagel e Lars Lagerbak në 2010, 133 vjeç e 9 muaj.

Duke qëndruar te mosha, futbollisti më i vjetër në këtë edicion të Kupës së Botës do të jetë portieri i Essam El Hadary. nëse ai do të aktivizohet në këtë eveniment do të jetë portieri me moshën më të madhe që do të luajë 45 vjeç e 5 muaj duke thyer rekordin e Mondragon që luajti në Kupën e Botës në moshën 43 vjeçare.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top