Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfehet Igli Tare: Goditjet më të bukura dhe më të vështira në merkato

Rrëfehet Igli Tare: Goditjet më të bukura dhe më të vështira në merkato
Rrëfehet Igli Tare: Goditjet më të bukura dhe më të vështira në merkato

Igli Tare vijon të shijojë pushime,t por me dëshirën për t’u rikthyer sa më shpejt në atë q di të bëjë më mirë, drejtorin sportiv të një skuadre futbolli. Në një intervistë për median italiane, shqiptari ka rrëfyer eksperiencën e tij te Lazio, duke komentuar goditjet më të bukura, por edhe më të vështira të merkatos.

Goditja më e bukur – Më vjen në mend Cristian Brocchi. Futbollisti i parë që mora, që kur mora detyrën e drejtorit sportiv të Lazios. Vinte pas një periudhe të vështirë te Milani dhe kishte shumë dyshime, por ia dolëm dhe ai rezultoi të ishte vendimtar për arritjen e objektivave të klubit.

Goditja më e vështirë – Hernanes. Udhëtova drejt Brazilit dhe qëndrova 8 ditë, por nuk kisha shpresë aspak, pasi futbollisti kërkohej nga shumë klube. Pas dy-tre ditësh doja të kthehesha në Romë, pasi duhej të bindja shumë njerëz për Hernanes, por agjenti i tij ishte vërtetë spektakolar dhe më qetësonte duke më thënë: Ki durim, se do t’ia dalim. Isha në dhomën ngjitur me drejtorin sportiv të Lyonit, që ofronte edhe më shumë para për futbollistin. Hernanes erdhi në dhomën e tyre dhe u tha: faleminderit për ofertën, por unë zgjedh Lazion, pasi shoh më shumë pasion.

Lexo edhe:

Goditje të munguara – Ishim pranë firmës me Cavanin dhe e kishim arritur marrëveshjen me të, por në fund presidenti i Palermos, Zamparini ndërhyri dhe pranoi ofertën e Napolit, udke ndryshuar drejtimin e uruguaianit. Kisha zbuluar edhe Kim, duke i ofruar 5 milionë euro Shanghait, por atëherë ata refuzuan. Më pas futbolli në Kinë ra, por ne nuk kishim më vend të lirë për futbollistët jokomunitarë dhe përfundoi te Fenerbahce, e më vonë te Napoli e Bayern.

Shitjet – Lotitos nuk i pëlqente të shiste lojtarë, pasi lidhej shumë me ata. Të gjithë që kemi larguar, e kanë kërkuar vetë shitjen dhe i kemi shfrytëzuar për të regjistruar plusvalenca. Mund të përmend emra si Biglia, Hernanes, Candreva, Keita, Milinkovic-Saviç, prej të cilëve kemi përfituar jo pak ekonomikisht.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...