Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rrëfimi i ish-it të Manchester United: Nëse do të kishte vazhduar, do të kisha vdekur

Darron Gibson, ish-lojtar i Manchester United dhe Evertonit, tregon se pas përfundimit të karrierës së tij kaloi një fazë të varësisë totale nga pilulat e gjumit.

“Në atë moment as që punoja. Shikoj fotografitë e asaj kohe dhe shoh që ishte gri. Nëse do të kishte vazhduar, do të kisha vdekur. Unë merrja 12 deri në 14 pilula gjumi çdo ditë”, tregon ai për uebsajtin “The 42”.

Trupi dha alarmin, Gibson pati një konvulsion që e detyroi të shtrohej në spital.

“Nuk fola për pilulat. Gruaja ime e dinte që po e merrja, por nuk e dinte se sa ishin. . Ata menduan se ishte epilepsi, por jo. Pastaj doktori më tha që truri dhe zemra ime ishin mirë”, kujton ai.

Lexo edhe:

Gibson garanton se frika ndryshoi gjithçka dhe ai nuk mori më pilula gjumi. Sipas të dhënave nga Shoqata e Lojtarëve Profesionistë, 120 lojtarë ose ish-lojtarë kishin të njëjtën varësi.

I stërvitur në radhët e Manchester United, Darron Gibson ishte kampion i Anglisë dhe fitues i dy Kupave të Ligës. Ai u huazua tek Antwerpi dhe Wolverhamptoni. Në vitin 2012 u largua për në Evertoni, ku kaloi pesë vjet, dhe më pas kaloi kohë në Sunderlandi, Wigani dhe Salford City, ku përfundoi karrierën e tij.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...