Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Sa keq, ishte në super formë”, Klopp humbet një mesfushor përpara finales

Jurgen Klopp ka marrë një lajm të keq përpara finales së Superkupës së Anglisë ndaj Manchester City, që luhet sot në orën 18:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në SuperSport 2.

Liverpool synon të fitojë këtë trofe pas 16 vitesh, ndërkohë që tekniku gjerman ka humbur shërbimet e Alex Oxlade-Chamberlain, i cili u shfaq në formë shumë të mirë në fazën përgatitore.

Mesfushori anglez ka probleme në tendinën e gjurit. Dëmtimi është i rëndë, siç e konfirmon edhe Klopp: “Dëmtim i rëndë, nuk do e shohim në fushë për një farë kohe.

Të gjithë e urrejmë fjalën tendinë, ne i urrejmë këto lloj dëmtimesh, por janë gjëra që ndodhin ndonjëherë”, deklaroi trajneri i “The Reds”.

28-vjeçari, i cili ka edhe një vit kontratë me Liverpoolin, u dëmtua gjatë miqësores në Azi ndaj Crystal Palace. Ai nuk pritet t’i nënshtrohet një operacioni, por do i duhen disa muaj për t’u rikthyer në fushë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...