Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Salzburg prezanton sulmuesin brazilian, Adeyemi gjithnjë e më afër Dortmundit

Borussia Dortmund vazhdon të inistojnë për shërbimet e Karim Adeyemi, i cili cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Erling Haaland. Verdhezinjtë po bisedojnë prej kohësh me drejtuesit e Salzburg për të gjetur akordin e transferimit të sulmuesit gjerman në Bundesliga.

Klubi austriak ka zyrtarizuar sot afrimin e Fernandos, sulmuesit brazilian të Shakhtar Donetsk. 6 milionë euro kanë përfunduar në arkat e klubit ukrainas, teksa 23-vjeçari mund të nisë stërvitjen me Salzburg për t’u përgatitur në lidhje me debutimin që do të ndodhë sezonin e ardhshëm.

8 gola dhe 2 asiste regjistroi Fernando në 14 ndeshje të zhvilluara me Shakhtarin deri në momentin që lufta ndërpreu kampionatin. Futbollisti latin ka firmosur deri në vitin 2027 me Salzburgun.

Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua, kështu që jam edhe më i emocionuar që do të luaj këtu. Nga bisedimet me drejtorin sportiv dhe trajnerin, unë ndjeva se ata më donin shumë këtu”, deklaroi Fernando.

Ndërkohë, firma me sulmuesin brazilian është një sinjal largimi për 20-vjeçarin Adeyemin, autori i 20 golave sezonalë me kampionët e Austrisë, i cili pritet të zëvendësojë bomberin Haaland në “Signal Iduna Park”.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...