Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sarri mbron Muriqin, kërcënon tifozët lacialë gjatë stëvitjes

Vedat Muriqi më 15 shtator të vitit 2020 u largua nga Fenerbahce dhe për 18.5 milionë euro duke iu bashkuar Lazio. Ishte hapi më i madh në karrierë për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, i cili pas një sezoni shumë të mirë në Turqi do të provonte në Serinë A. Përshtatja nuk ishte e thjeshtë edhe nga fakti se Muriqi e humbi muajin e parë tek Lazio sepse ishte i infektuar me Koronavirus e më pas, dalëngadalë, u mundua të integrohej, por sërish e mbylli me pak gola të shënuar, vetëm 2 në 34 paraqitje.

U përfol për një largim të tij nga bardhekaltrit, por trajneri Sarri e përfshiu menjëherë si pjesë të projektit të tij dhe së fundmi e ka mbrojtur edhe më tepër sulmuesin 27-vjeçar. Mësohet se gjatë një seance stërvitore në Auronzo di Cardore, aty ku Lazio po zhvillon fazën përgatitore, Sarri u është kthyer disa tifozëve, duke u thënë shprehimisht: “Nëse ju dëgjoj që kritikoni Muriqin, do t’ju nxjerr jashtë”. Pak fjalë, por shumë domethënëse, që tregojnë se ish-trajneri i Napolit e Juventusit e ka shumë në konsideratë gjigantin nga Prizreni dhe ekziston mundësia që ta aktivizojë edhe më tepër Muriqin, me shpresën që sezoni i ri të jetë më i mirë se ai i pari me fanellën e Lazios.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...