Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Setien: Nuk ndihem kampion, edhe pse kemi dy pikë më shumë

Trajneri i Barcelonës, Quique Setién, ka analizuar në TV3 situatën e tij personale, atë të Barcelonës dhe atë të shoqërisë në tërësi për shkak të Koronavirusit. Ai është i lumtur në “Camp Nou” dhe madje aspiron ta rinovojë kontratën.

Trofetë: Ua them lojtarëve, e kam me nxitim, nuk kam shumë kohë për të humbur. Nëse mund të ishte e  mundur, dua ta fitojmë kampionatin dhe Championsin. Unë kam ëndërruar duke ecur me kupën në duar…

Kontrata: Kam nënshkruar për një vit e gjysmë me mundësinë e rinovimit edhe një vit një tjetër. Shpresoj ta përmbush deri në fund kontratën dhe të rinovoj.

Sezoni: Do të dëshiroja të shpallesha kampion duke luajtur, është e qartë. Por në realitet situata është ashtu siç është. Nuk e di nëse do t’ia vlente të jepej titulli sipas renditjes aktuale. Nuk do të ndihem kampion, ndonëse kemi dy pikë më shumë se Reali. Është situatë shumë e vështirë për të gjithë. Dua që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ne të mund të dalim dhe të përqafohemi me njëri-tjetrin. Më të moshuarit po vuajnë shumë në këtë situate. Nëse do të luajmë, shkëlqyeshëm. Le të shohim nëse mund ta ruajmë atë avantazh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...