Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sevilla matematikisht në Champions, festë tek Milani

Humbja e Villarrealit ndaj Real Sociedadit i dha mundësinë Sevillas të siguronte matematikisht vendin e katërt në La Liga e për rrjedhojë edhe pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Për suksesin në transfertë të skuadrës baske festoi edhe Milani. Pikërisht kështu, sepse me sigurimin e Championsit nga ekipi andaluz, bëhet e detyrueshme blerja e Susos, për kartonin e të cilit Milani do të arkëtojë 21 milionë euro plus 3 milionë në formë bonusesh.

Një shumë e konsiderueshme për klubin në pronësi të Eliott, që mund ta investojë këtë shifër në sesionin e ardhshëm të merkatos. 27 milionë Milani i arkëtoi nga shitja e Piatekut te Hertha e Berlinit (plusvalencë minimale) ndërsa 24 nga Suso. Kjo do të thotë më shumë oksigjen për Milanin, për të rregulluar balancën financiare si dhe për të ndërhyrë në merkato.

Pikërisht shitja përfundimtare e Spanjollit mund ta shtyjë “Djallin” për të paguar klauzolën e largimit të Szoboszlai nga Red Bull Salzburgu, që është 25 milionë euro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...