Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sfida me Kukësin, prova e pjekurisë për Partizanin

16 pikë dhe kryesim i vetëm i kampionatit, mbrojtja më e mirë në 7 javë dhe sulmi i dytë më i mirë. Partizani i këtij edicioni është krejt ndryshe nga ai që kemi parë këto vite, më i disiplinuar dhe i fokusuar vetëm në fushën e lojës. Askush nuk e priste që pas 7 javësh renditja të ishte e tillë për të kuqtë, duke lënë pas kampionët dhe nënkampionët e sezonit të kaluar, por edhe rivalë të cilët në verë kanë investuar shumë.

Akti i radhës i dhuron një përballje direkte, duelin me Kukësin në “Elbasan Arena”. 90- minutëshi i të hënës shihet si prova e pjekurisë për formacionin e drejtuar nga Skënder Gega, një sfidë për të konfirmuar ambiciet e këtij sezoni. Partizani u ndëshkua në Korçë me një penallti në sfidën e javës së parë, goli i vetëm i pësuar deri më tani, duke thyer më pas me radhë edhe disa rivalë si Flamurtarin, Tiranën, por edhe Teuta që këtë edicion ka treguar se bën pjesë tek ekipet e elitës.

Këto suksese kanë shtuar urinë te kryeqytetasit, që nga një skuadër e cila me zë modest pretendonte Europën, po kthehet në ekipin për t’u munduar për rezultatet e marra dhe lojën e zhvilluar. Tashmë në ambientet e klubit dhe te tifozët fjala titull ka nisur të përmendet më shpesh dhe dueli ndaj Kukësit do të tregojë forcën e vërtetë të ekipit, nëse partizani është gati për të synuar një objektiv madhor si triumfi në kampionat.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...