Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Sheta: 3-0 nuk e imagjinonim dot, e kishim vlerësuar maksimalisht sfidën!

Arjan Sheta ishte një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në fushë te Besëlidhja në sfidën ndaj Partizanit. Edhe veterani i prapavijës nuk e kishte imagjinuar dot një fitore kaq të thellë të lezhjanëve ndaj të kuqëve. Në mikrofonin e Supersport Sheta tregoi recetën e kësaj fitoreje të Besëlidhjes.

“Unë bej punën time. Deri në këtë momente nuk ka bërë shumë diferencë mosha në Kategorinë e Parë. Nuk e kishim menduar këtë rezultat të thellë. Si ndeshje e kishim vlerësuar.Kishim momentin e duhur që ti jepnim goditjen e duhur Partizanit pas disa humbjesh radhazi. Më vjen keq për Partizanin, elementët i ka, nuk e di se çfarë është duke ndodhur. Nuk ia kam idenë. Ne kemi objektiv ti vlerësojmë të gjithë ndeshjet dhe të shohim më pas në fund se çfarë do të ndodhim”, u shpreh Sheta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...