Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shkëlqeu në Botëror, Xavi dhe Barça nuk heqin dorë nga mesfushori

Barça-Gate

Kupa e Botës është një event që shërben si trampolinë për shumë futbollistë. Një nga ata që mori vëmendje gjatë turneut të organizuar në Katar, ishte Sofyan Amrabat. Mesfushori ishte një nga lojtarët kyç të Marokut që surprizoi duke prekur gjysmëfinalen teksa falë paraqitjes me kombëtaren e tij, mbërritën edhe një lumë ofertash.

Por, 26-vjeçari që aktivizohet në Serie A me Fiorentinën, nuk lëvizi gjatë merkatos së janarit duke shtyrë atë që mund të konsiderohet si projekti më i rëndësishëm i karrierës për në verë. Kjo pasi në garë për shërbimet e tij është Barcelona.

Lexo edhe: 

Gjigandët e Spanjës, të nxitur edhe nga trajneri Xavi Hernandez kërkojnë ta transferojnë Amrabat në Camp Nou teksa vlerësojnë energjinë e marokenit në fushë, por edhe inteligjencën për të nisur aksionet e për të thyer ato të kundërshtarëve. Kontrata aktuale e Amrabat me Fiorentinën skadon në vitin 2024 dhe kjo është një plus më shumë për Barçën, pasi kartoni i tij nuk vlerësohet në shifrat ekstreme të merkatos aktuale në Europë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...