Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija-Renova, derbi tetovar për Kupën e Maqedonisë

Pasi ka fituar qetësinë e mjaftueshme në kampionat, ku e ka çuar në 16 pikë, diferencën me Vardarin e vendit të dytë, Shkëndija do të zbresë nesër sërish në fushë, për të diskutuar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Maqedonisë.

Shorti i ka vënë kuqezinjtë përballë skuadrës tjetër shqiptare, me bazë në Xhepçisht (fshat pranë Tetovës), Renovën ,teksa nesër në orën 14:00 skuadrat do të zhvillojnë përballjen e parë gjysmëfinale, në Tetovë.

Shkëndija eliminoi në çerekfinale Vardarin, pasi barazoi 1-1 në Shkup dhe triumfoi 4-0 në Tetovë, ndërsa Renova eliminoi një tjetër skuadër maqedonase, FK Skopje, pasi e mposhti në të dy takimet 2-0 dhe 2-1.

Të dyja skuadrat kanë si synim triumfin në Kupë, por duket se Shkëndija është dukshëm më e fortë, pasi kryeson bindshëm edhe në kampionat, ndërsa Renova pozicionohet në vendin e 7, me 25 pikë, duke qenë ende nën rrezikun e rënies nga Kategoria.

Hera e fundit që të dy skuadrat janë përballur bashkë, ka qenë më 25 Nëntor të 2017-ës, në një takim që u fitua nga Shkëndija me rezultatin 1-6. Ajo ditë përkoi edhe me 25-vjetorin e tifogrupit tetovar ‘Ballistët’, të cilët organizuan një manifestim festiv spektakolar, në shkallët e stadiumit.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...