Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija “zjarr” në merkato, zyrtarizon mesfushorin e kombëtares

Shkëndija e Tetovës vijon fazën përgatitore në Turqi, ndërsa drejtuesit e klubin nuk ndalen në asnjë moment së përforcuari skuadrën, sepse pas Rubin Hebajt dhe brazilianit Wanderson Da Silva, sot ka prezantuar edhe një tjetër emër të bujshëm.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare Kamer Qaka, i cili ka nënshkruar me klubin kuqezi të Tetovës për 18 muajt e ardhshëm dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka.

I rritur të Norvegji, Qaka ka veshur fanellën e shumë klubeve në vendin nordik, përfshi këtu emra si Valerenga, Raufos, Honnefos, Kristiansund, Kongsingver, etj., por më së shumti ka spikatur në kampionatin rumun, ku ka luajtur me Politehnica Iasi, Steauan e Bukureshtit etj.

Kamer Qaka është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare në kohën kur trajner ishte Christian Panucci dhe ka luajtur edhe 4 ndeshje me fanellën kuqezi, ndërsa tani do të mbajë të njëjtat ngjyra veshur, por ato të Shkëndijës së Tetovës.

“Është shumë ndjenjë e mirë të jem pjesë e Shkëndijës. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë klub, se është skuadër serioze. Mezi pres të luaj për ekipin për të treguar edhe potencialin tim. E di se Shkëndija është shumë e fortë në kampionat aq sa kam parë unë, por edhe në Europë kam ndjek disa ndeshje shumë të mira dhe janë përballur me skuadra të njohura. Shpresoj që edhe unë do të mund të ndihmoj skuadrën për të arritur edhe më shumë. Kam dëgjuar se Shkëndija luan futboll shumë ofensiv, ashtu si kam qejf edhe unë me shku përpara gjithmonë. Serioziteti i klubit më bëri të pranoj ofertën. Mendoj se më me rëndësi është të paraqitem mirë për klubin, pastaj të shohim. Gjithë futbollistët duan të luajnë për kombëtaren, jam shqiptar dhe gjëja më e madhe është të luaj për kombëtaren. Nuk kam qejf të flas shumë për veten, më shumë dua të flas në terren. Shpresoj përfundon kjo puna e pandemisë, të kthehen ‘Ballistët’ të na shohin dhe të na përkrahin dhe besoj se bashkë do të ecim mirë”, tha Qaka në fjalët e para si futbollist i Shkëndijës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...