Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shqipëria humb një ikonë të futbollit, ikën nga kjo jetë “Nderi i Kombit”, Shyqyri Rreli

Dita e fundit e 2019-s nis me një lajm të trishtë për futbollin shqiptar. Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare një emër i madh i futbollit tonë, Shyqyri Rreli. Ikje pa kthim e profesorit të njohur, ikonës së qytetarisë tiranase, “Nderit të Kombit”. Shuhet një tjetër emblemë e futbollit tonë, një trajner dhe drejtues i madh, një legjendë që bëri historinë e tij edhe si trajner i Kombëtares, ku në vitrinë mbetet fitorja me Belgjikën 2-0, në atë dhjetor të vitit 1984. Ish-pedagogu i shquar i IKF nuk e priti dot ndërrimin e viteve, nuk ia doli të shijonte as 90-vjetorin e lindjes, që e kishte në maj 2020. Homazhet për këtë figurë të madhe do të mbahen sot, nga ora 12:00 deri më 14:00 te stadiumi “Air Albania”, ndërsa varrimi do të bëhet më 1 janar, ora 13:00. U prehsh në paqe mjeshtër!

Jetëshkrimi i Shyqyri Rrelit:

Datëlindja: 18.05.1930

Vendlindja: Tiranë

Roli në fushë: Mbrojtës

Numri i fanellës: 3

Karriera si futbollist

Erzeni, sezoni 1948-1949. Tirana (Puna), sezoni 1949-1951. Dinamo, sezoni 1952-1962.

Gola të shënuar 1 (Flamurtari-Dinamo 1-2, vitin 1953).

Trofetë e fituar: 4 tituj kampioni dhe 4 Kupa të Shqipërisë (Dinamo).

Pjesëtar i ekipit kombëtar: 1955-1958 (kur trajner ka qenë Adem Karapici, më pas Loro Boriçi dhe Andrea Lukshinov).

Karriera si trajner

Trajner-futbollist me ekipin e moshave “Petro Nini Luarasi”, në vitin 1961. Mësues i edukimit fizik. Trajner i klasave sportive. Pedagog i Mjeshtërisë së Lartë Sportive. Trajner-Pedagog me ekipin e Shkëndijës, fillimisht me të rinjtë, në kategorinë e dytë, dhe më pas në të parën. Trajner i Tiranës në vitet 1987-1990. Trajner dhe drejtor teknik i ekipit të sapoformuar, Albanët, në vitet 1994-1998, duke dalë në vendin e dytë, në kategorinë e dytë. Konsulent dhe më pas trajner i Teutës në vitin 1993.

Trajner i Shkumbinit për disa muaj në vitin 1996.

Trofetë e fituara si trajner 2 tituj kampion me Tiranën.

Trajner i ekipit Shpresa 1972-1982 (2 herë kampion ballkanik).

Trajner i ekipit kombëtar 1982-1990.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...