Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Shumë zhurmë për asgjë”, Partizani dhe Tirana ndajnë pikët në Air Albania!

Barazim pa gola në derbin e kryeqytetit me Partizanin e Tiranën që mbetën në vendnumëro përsa u përket objektivave sezonalë. Të kuqtë tashmë nuk kanë rrugë tjetër përveç fitores në Durrës ndaj Teutës nëse duan të shpresojnë deri në fund te titulli. Diferenca mes durrsakëve dhe të kuqëve shkoi në 3 pikë pas këtij barazimi të Partizanit. Në minutën e 14-të Tirana pretendoi për një penallti me Danson por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari Hamiti. Në të 16-ën provoi me Danson por goditja e tij ishte e pasaktë. Në të 30-ën ishte radha e Partizanit që pati një mundësi të shkëlqyer por ajo çfarë shpërdoroi Stenio Junior në zonën e 5-metërshit ishte e pabesueshme. Në të 32-ën Çinari zhbllokoi shifrat por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. 1 minutë më vonë tjetër pretendim i Tiranës për penallti me Danson që kërkoi një prekje me dorë të Belicës në zonë. Në të 40-ën u regjistrua edhe episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë me Jasir Asanin që tronditi traversën nëpërmjet një goditjeje standarte nga një pozicion i prirët. Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra ndjeshëm dhe rastet ishin me pikatoret ku për t’u përmendur ishin dy goditje nga distanca nga një për çdo skuadër nga Hoxhallari dhe Asani. Në fund një barazim 0-0 në Air Albania që lë Partizanin në vendin e 20-të dhe Tiranën në të 5-in por tashmë me nga 3 pikë diferencë nga ndjekëset më të afërta.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...