Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Skandali tek United/ Rashford shtiret si i sëmurë, klubi i tregon “dhëmbët”

Gjobë e majme për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford. 26-vjeçari do të duhet të paguajë mbi 760 mijë euro, sa paga e dy javëve, për mungesën në një seancë stërvitore, duke u shtirur si sëmundje.

Ky rast u bë i njohur një ditë pas fitores së FA Cup kundër Newportit, ndeshje që sulmuesi anglez e humbi. Vetë trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, la të kuptohet se kishte diçka që nuk shkonte me futbollistin:

“Është një çështje e brendshme dhe do ta trajtojmë në orët e ardhshme”.

“Tabloidët” në Angli e zbuluan shpejt misterin: publikuan fotografi të Rashfordit në Belfast, më pak se 48 orë para ndeshjes së kupës. Një seri imazhesh që dokumentuan, moment pas momenti, një ditë plot dëfrim nën efektin e alkoolit.

Lexo edhe: 

Rashfrod ishte i shoqëruar nga një mik i tij futbollist (aktualisht i lirë) Ro-Shaun Williams. Të nesërmen sulmuesi humbi seancën stërvitore. I thirrur urgjentisht në seli për një takim kokë më kokë me drejtuesit dhe trajnerin e tij, falja e kërkuar nuk mjaftoi që Rashford të shmangte gjobën e rëndë, e justifikuar edhe me episode të tjera joprofesionale të kohëve të fundit.

Sulmuesi anglez, përtej gjobës së majme që duhet të paguaje, njollosi edhe imazhin e një djali të mirë që merret me aktivitete bamirësie.

Edhe tifozët e United duket se e kanë humbur durimin, por e ardhmja e Rashfordit, i lindur në vitin 1997, mbetet i lidhur me “Djajtë e Kuq” edhe në sajë të një kontrate të saporinovuar deri në vitin 2028, me një pagë vjetore që i kalon 12 milionë euro në sezon. Këtë sezon Rashford ka luajtur 26 ndeshje, duke shënuar vetëm 4 gola.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...