Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbe luftarak dhe i qëndrueshëm, 5 ndeshje pa humbje për korçarët

Skënderbeu u rikthye pa shumë zhurmë në Superiore, megjithatë kur janë zhvilluar 16 ndeshje, aktualisht skuadra korçare e sheh veten në vendin e katërt.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic ka treguar qëndrueshmëri jo vetëm në lojë, por dhe në rezultate. Juglindorët nuk kanë pësuar asnjë humbje në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, duke qenë në një moment tejet pozitiv.

Lexo edhe:

Laçi dhe Vllaznia do të jenë dy kundërshtarët e fundit për këtë vit për Skënderbeun. Që do të tentojë të bëjë shkëputjen e të hedhë zyrtarisht kandidaturën për katër vendet e para. Pavarësisht se nuk e do e ketë aspak të lehtë.

Një element tjetër që bie në sy tek skuadra e Skënderbeut është mosha mesatare e skuadrës. Duke përjashtuar Erlis Frashërin dhe Elvis Prenccin, të gjithë lojtarët e tjerë janë nën 26 vjeç.

Një ecuri tejet e mirë që në Korçë i ka bërë të gjithë të besojnë se gradualisht mund të kthehen përsëri në nivele të larta. Ndonëse kampionati është ende në gjysmën e rrugës dhe deri në fund gjithçka mund të ndodhë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...