Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu–Partizani, sfidë reagimi në Korçë

Skënderbeu–Partizani është një sfidë me apel reagimi. Korçarët, pas humbjes me Tiranën, shohin një tjetër rival kreyqytetas, të kuqtë e Ilir Dajës, që e nisën me këmbën e gabuar përballë Teutës dhe tani shkojnë në Korçë me opsionin e vetëm fitoren. Një sezon i ri sapo ka nisur dhe emrat vlejnë pak, pavarësisht se Partizani i Dajës niset ndoshta me petkun e favoritit në këtë aspekt.

Të kuqtë kanë pësuar një ndryshim rrënjësor në organikë gjatë verës dhe Skënderbeu sezonin e shkuar bëri një mrekulli të vërtetë me sigurimin e mbijetesës, vlerat mund t’i konfirmojë vetëm fusha.

Arkitekti i asaj arritjeje Migen Memelli e di se për të bërë një kampionat të mirë vlejnë ndeshjet në shtëpi, gjithmonë me shumë grintë e besim për të luajtur me kokën lart përballë çdo kundërshtari. Mbi të gjitha duhet evituar një paraqitje me 4 gola të pësuar si ajo ndaj Tiranës.

Në mbrojtje do të mungojë një ndër lojtarët kryesorë, Zguro, i ndëshkuar pikërisht ndaj bardhebluve dhe me shumë mundësi do të zëvendësohet nga Vrapi.

Mungesë e rëndësishme në kampin tjetër ajo e Arinaldo Rrapajt, lojtar që Daja i beson, faktor që i hap dyert e 11-shes titullare një prej afrimeve të rëndësishme Ergys Kaçe apo Esat Mala, me këtë të fundit të favorizuar. Edhe pse të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve respektive, presioni anon nga Partizani. Të kuqtë duhet të luftojnë për titullin kampion dhe për të çimentuar besimin te vetë grupi janë të nevojshme pikërisht ato, fitoret dhe aftësia për t’u ringritur shpejt pas çdo gabimi. Një rast i mirë për ta provuar, është edhe ky ndaj Skënderbeut!

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...