Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spinazzola në Finlandë për operacionin, Mourinho shpreh keqardhjen

Jose Mourinho nisi të shtunën zyrtarisht nga puna si trajner i ri i Romës. I pritur me entuziazëm dhe shumë ngrohtësi nga tifozët verdhekuq, tekniku portugez u ndje i lumtur dhe krenar që ka pranuar të marrë përsipër këtë sfidë të re në një prej qyteteve më të bukur të planetit, megjithatë pa filluar ende mirë nga puna ka ardhur menjëherë një lajm që trajneri nga Setubali nuk do kish dashur kurrë ta dëgjonte.

Leonardo Spinazzola, një ndër më të mirët e Europianit dhe pa diskutim futbollisti i i linjës së majtë që shkëlqeu më tepër në këtë eveniment, do të qëndrojë të paktën 6 muaj jashtë sepse ajo që dyshohej u konfirmua, pra këputja e tendinës së Akilit. Mourinho ka shfrytëzuar menjëherë llogarinë e tij zyrtare në Instagram për të shprehur të gjithë mbështetjen e tij kundrejt lojtarit duke e konsideruar si një humbje të madhe për Italinë e Mancinit, por edhe për Romën e tij.

“E tmerrshme për Italinë, që humbi një lojtar si Spinazzola, por edhe për mua që nuk do ta kem në dispozicion për 6 muaj. Emerson Palmeiri është një futbollist i mirë, por Spinazzola po luante në mënyrë të shkëlqyer”- u shpreh 58 vjeçari, i cili i kishte dhënë vlerësime maksimale mbrojtësit për Europianin që po zhvillonte deri në çastin kur u dëmtua.

Për 28-vjeçarin ky është dëmtimi i dytë i rëndë, pasi në 2018-ën, kur ishte pjesë e Atalantës këputi ligamentet e gjurit të djathtë. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se Spinazzola ka fluturuar drejt Finlandës, ku do të konsultohet me mjekun Sakari Orava dhe sot në mbrëmje, ose nesër paradite do t’I nënshtrohet operacionit, për të nisur më pas periudhën e rikuperimit, që pritet të zgjasë të paktën 6 muaj.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...