Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Stadiumi gati”, Deliallisi zbulon telefonatën me Mihanën: Nuk i besuan, e duan në Turqi

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi ishte i ftuar në emisionin “Elite” në SuperSport. Tekniku i shijakasve tregoi se si u ndërtua skuadra aktuale ndërsa zbuloi edhe mënyrën për të bindur Redon Mihanën. Ndër të tjera, Deliallisi u shpreh se Erzeni ka një projekt ambicioz dhe se shpejti do të jetë gati edhe stadiumi në Shijak.

“Ky ekipi i sotëm ka vetëm dy miqësore. Janë vetëm gjashtë lojtarë që udhëtuan me mua në Pogradec dhe bëmë fazën përgatitore. Më e pakta çdo ekip ka dhjetë miqësore, 90% e grupit që është tani janë zgjedhja ime dhe është përgjegjësi e imja. Mora një përgjegjësi të madhe sepse është investim, duhet të punosh edhe më fortë e për të shkuar drejt suksesit.

Lexo edhe:

Mihana është zgjedhje personale gjithashtu dhe e kam telefonuar. Synimi ishte të ndihmonim njëri-tjetrin dhe të shkonim lart, ai ka oferta nga Turqia. Në verë shumë klube nuk i besuan, por unë i besova. Klubi është shumë korrekt me pagesat, nuk ka asnjë pagë të prapambetur. Ka një buxhet shumë të mirë për kampionatin shqiptar, pa u futur te shifrat”.

Stadiumi në Shijak? “Projekti është gati dhe pothuasje ka mbaruar dokumentacioni i fushës që nuk kishte leje. Do të vazhdojë ndërtimi i stadiumit. Çdo lojtar që është afruar ka 2.5 vite kontratë dhe ka një projekt. Klubi do të ndërtojë një strukturë të fortë që të ketë jetëgjatësi që të qëndrojë gjatë në Superiore. Presidenti është ambicioz që kërkon ta çojë klubin sa më lartë”, u shpreh Deliallisi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...