Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Starova nuk jep efekt te Partizani, ‘ngecin’ Kukësi e Skënderbeu (Video)

As rikthimi në stol i Sulejman Starovës nuk solli ndryshimin te Partizani, që pësoi humbjen e 3-të radhazi në kampionat, pasi u mposht sërish nga Laçi, këtë herë me rezultatin 1-0, në javën e parë të fazës së dytë.

Debutim me humbje për Starovën në drejtimin e Partizanit, me 15-herë kampionët që përballë skuadrës së Gentian Mezanit, zhvilluan një 90 minutësh të dobët, duke dështuar sërish në finalizim. Vërtetohet edhe njëherë tjetër se këtij Partizani, me largimin e Ekubanit, por edhe me mungesat për shkak dëmtimi të Sukajt dhe Çanit, i mungoi njeriu gol dhe as zgjedhja e Starovës, Progni nuk ia doli të bënte qendërsulmuesin.

Vendosi gjithçka një gol i sulmuesit nga Mozambiku, Reginaldo, në fillimin e pjesës së dytë, i cili mposhti Alban Hoxhën, pas asistit perfekt të Uzunit dhe i dha 3 pikët skuadrës vendase, duke zhytur ‘të kuqtë’ totalisht në krizë goli dhe rezultatesh.
https://www.facebook.com/Digitalb/videos/1410832219014697/

Kamza vijon ecurinë pozitive, teksa sot ndali edhe Kukësin, në një barazim 2-2, duke vendosur në pikëpyetje të madhe të ardhmen e trajnerit serb Mladen Milinkoviç, në krye të kampionëve të Shqipërisë.

Një Sebino Plaku në superformë, autori i një dygolëshi, nuk i mjaftoi vendasve për të marrë fitoren, për shkak edhe të pasigurisë së portierit të Kamzës, Argent Halilaj. I dyshimtë goli i avantazhit provizor të Kukësit, i shënuar nga braziliani Elton Kale, i cili në momentin e finalizimit u përplas me Halilajn, duke e dëmtuar portierin e Kamzës.

Megjithatë skuadra nga periferia e kryeqytetit nuk u dorëzua dhe pasi kishte humbur disa raste të pastra, në minutat e para, gjeti barazimin me një supergol të Sebino Plakut, i cili në të 41-tën shënoi me një goditje të bukur nga distanca.

Në të 55-tën, vendasit gjetën edhe epërsinë me Plakun, që këtë herë goditi saktë edhe me kokë, pas një krosimi të Frashërit. Gjithsesi Kukësi arriti të dilte me një pikë nga kjo transfertë e vështirë, pasi në të 76-n, Rrumbullaku me një goditje të fortë nga rreth 40 metra, barazoi shifrat në 2-2, i ndihmuar edhe nga Halilaj, që u shfaq disi i pasigurt në ndërhyrjen e tij.
https://www.facebook.com/Digitalb/videos/1410832565681329/

Një gol i Gjergji Muzakës pak minuta përpara fundit, shpëtoi Skënderbeun nga humbja e parë sezonale, me korçarët që barazuan 1-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, duke ruajtur pathyeshmërinë në kampionat.

Flamurtari i Shpëtim Duros i shkoi shumë pranë fitores, por u ndëshkua vetëm në fund, ndërsa vlonjatët edhe këtë herë u ankuan për vendimet e gjyqtarëve. Një barazim sa një fitore, ishte ky i sotmi për Skënderbeun, pasi erdhi përballë një rivali direkt dhe duke pasur parasysh ndalesat e Kukësit dhe Partizanit, skuadra e Dajës vijon të ruajë avantazhin prej 7 pikësh në renditje, ndaj vendit të dytë.

Në Vlorë vendosën dy ‘ish’, pasi në pjesën e parë Flamurtari gjeti epërsinë me golit e Ditmar Bicajt, që e kishte të thjeshtë të shtynte topin drejt rrjetës pas asistit perfekt të Sidibes, ndërkohë në minutën e 88’, kur Flamurtari po shkonte drejt fitores, Muzaka goditi saktë me kokë, pas krosimit të Vangjelit, duke bërë që në stadium të pllakoste heshtja.
https://www.facebook.com/Digitalb/videos/1410915219006397/

Pas javës së 10, të Superligës, Renditja vijon të kryesohet nga Skënderbeu me 26 pikë, i ndjekur nga Kukësi me 19 dhe Flamurtari me 17. Kamza e Ndreut ka shkuar në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Laçi parakalon Partizanin, duke u renditur në vendin e 5-të, me 14 pikë. Renditja mbyllet nga Vllaznia dhe Lushnja, përkatësisht me 6 dhe 5 pikë, ndërsa këto skuadra kanë luajtur nga një ndeshje më pak, sepse sfida mes tyre u shty për një tjetër datë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...