Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Strakosha flet si lider: Të mos demoralizohemi, treguam se jemi të fortë

Në ndeshjen e kaluar, në ‘Allianz Stadium’, Thomas Strakosha bëhej hero me atë penallti të pritur pikërisht ndaj Dybalës, në minutat shtesë të takimit, duke i dhënë Lazios 3 pikët në transfertën ndaj Juventusit.

Sot në ‘Olimpico’, portieri shqiptar i bardhekaltërve nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë, në gjuajtjen e Dybalës në minutën e 93-të, që përfundoi në këndin më të largët të portës.

Gjithsesi, portieri shqiptar i Lazios mori rolin e liderit pas ndeshjes dhe bëri thirrje që skuadra të mos demoralizohet dhe të vijojë të japë maksimumin.

“Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë, ndonëse vinim pas një 120-minutëshi shumë impenjativ të mërkurën dhe përballë sot kishim kampionët në fuqi. Mund të them se Juventusi nuk e meritoi fitoren, për atë që dha në fushën e lojës, por fati këtë herë ishte me ta. Ne nuk duhet të demoralizohemi, por të vijojmë të japim maksimumin, pasi edhe sot treguam se jemi shumë të fortë”, u shpreh Strakosha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...