Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sulmuesi i ri i Barçës në listë për ndeshjen me Las Palmas, por nuk dihet a do të mund të debutojë

Barcelona publikoi listën e futbollistëve që do të udhëtojnë për ndeshjen në transfertë me Las Palmas dhe ajo që bie në sy është prania e blerjes më të re: Vitor Roque. Megjithatë, është ende e paqartë nëse braziliani do të jetë në stol për këtë ndeshje.

Në foton ku shfaqen emrat e futbollistëve të thirrur për këtë takim, emri i Vitor Roques është em yll, pra ka një problem që duhet zgjidhur: regjistrimi i futbollistit në La Liga.

Lexoni edhe:

Lëndimi i Gavi nuk do të mjaftojë për të regjistruar sulmuesin brazilian. “Blaugrana” kanë probleme me regjistrimet dhe nuk është e sigurt që Vitor Roque do të debutojë të enjten, edhe pse është thirrur.

Në një konferencë për shtypin, Xavi foli me bindje: “Procesi i regjistrimit ende nuk ka përfunduar. Më thonë se është çështje orësh.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...