Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Operacioni shkoi mirë”, sa do të mungojë “sallaksi” i Barcelonës

Marcos Alonso i është nënshtruar një operacioni në shpinë, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemeve që e shqetësonin prej kohësh.

Ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar shumë mirë për anësorin e majtë të Barcelonës sipas njoftimit të kampionëve në fuqi të Spanjës.

33-vjeçari, i cili mund të bëjë edhe rolin e qendërmbrojtësit kur është e nevojshme, do të qëndrojë të paktën edhe një muaj jashtë fushave.

Alonso u bë pjesë e Barcelonës në shtatorin e vitit 2022. Kur u transferua nga Chelsea në “Camp Nou” me parametra zero.

Sezonin e parë, futbollisti spanjoll fitoi kampionatin spanjoll me skuadrën e Xavit, si edhe Superkupën e Spanjës.

Aktualisht, Barcelona ndaj vendin e tretë në La Liga me Atletico Madrid. Duke qenë 7 pikë larg kryesuesve të Realit dhe Gironës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...