Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Surpriza e hidhur për mesfushorin e Mourinhos, i vjedhin makinën në kryeqytet

Jo vetëm vjedhje shtëpish, futbollistët po përballen edhe me humbjen e makinave të tyre. I fundit që e ka pësuar është Mady Camara, i cili në verë u huazua nga Olympiacos te Roma.

Mesfushori 25-vjeçar ka përfituar vetëm 68 minuta aktivizim nga trajneri Jose Mourinho, ndërkohë që nuk e ka gjetur makinën në vendin që e kishte lënë në kryeqytetin italian.

Afrikani ka denoncuar menjëherë grabitjen e mjetit Hyundai, por deri tani policia nuk e ka gjetur sipas raportimeve të medieve italiane.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën zonë ku El Shaarawy desh i grabitën makinën 3 vite më parë, por sulmuesi mundi të ndalonte hajdutin duke marrë edhe një ankesë nga ky i fundit për sulm dhe dhunë fizike.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...