Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ten Hag shpjegon “skarcitetin” e sulmuesit brazilian

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, doli në një konferencë për shtypin këtë të premte, ku u prek tema e paraqitjeve të dobëta të brazilianit Antony.

Sulmuesi 23-vjeçar është blerja e dytë më e shtrenjtë e “Djajve të Kuq” (vetëm Pogba kushtoi më shumë), por në sezonin e tij të dytë në Manchester ende nuk ka shënuar apo shërbyer për gol në 20 ndeshje.

Megjithatë, Ten Hag ka një shpjegim për këtë: “Është shumë e thjeshtë, mendoj se problemet e tij jashtë fushës e pengojnë të luajë në nivelin e kërkuar”.

Pa iu referuar drejtpërdrejt, trajneri holandez aludoi për akuzat për sulm që i janë bërë lojtarit nga ish e dashura e tij dhe më pas nga dy femra të tjera.

Antony gjithmonë e ka deklaruar veten të pafajshëm dhe ka humbur pesë ndeshje për këtë arsye.

Lojtari akuzohet për sulme dhe kërcënime ndaj ish së dashurës së tij dhe tashmë është larguar nga kombëtarja e Brazilit.

Sipas Ten Hag, këto akuza “patën ndikim” te lojtari. “Ai duhet të merret me këtë problem, ishte ai që i shkaktoi problemet, ndaj duhet t’i zgjidhë. Ne do t’i japim mbështetjen tonë të plotë, por ai duhet të bëjë më mirë.”

Lexoni edhe:

Megjithatë, trajneri holandez, i cili kishte nën urdhrat e tij Antony-n edhe tek Ajaxi për dy vjet, beson te cilësitë e lojtarit.

“Faza parasezonale ishte shumë e mire për të. Katër ndeshjet e para ishin shumë të mira. Por që në momentin që u la jashtë dhe më pas u kthye, nuk performoi siç prisnim, mund të bëjë shumë më mirë”, ka shpjeguar Ten Hag.

“Nëse flasim për Ajaxin, edhe mua më kujtohet dhe efektiviteti i tij ishte shumë i lartë, madje edhe në Champions League. Prandaj, jam i sigurt për atë që është në gjendje të bëjë, përmes pasimeve kyçe, krosimeve dhe realizimeve”, përfundoi trajneri.

Manchester United, i cili ndodhet në vendin e 8-të në Premier League, të dielën luan në fushën e Tottenhamit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...