Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

TENIS/ Sinner pranë arritjes së numrit 2 në botë, mjafton rezultati më i mirë se Alcaraz

Jannik Sinner mund të arrijë kulmin e karrierës së tij në këtë vit kalendarik. Turneu i ardhshëm “Masters” në “Indian Wells” mund të shohë një parakalim të italianit ndaj Carlos Alcaraz, në renditjen e përgjithshme botërore. Dëmtimi që spanjolli pësoi në turneun në Brazil shkurtoi diferencën mes tenistëve dhe e bën 20-vjeçarin më pak favorit, nisur edhe nga forma e tij.

Lexoni edhe:

Distanca mes Alcaraz dhe Sinner është reduktuar në vetëm 360 pikë, çka do të thotë se një rezultat më i mirë i italianit në turneun Kalifornian e bën Sinner të jetë numri 2 i botës pas Novak Djokovic.

Dëmtimi i Carlos Alcaraz nuk është serioz, por fizioterapisti i tenistit i kërkon kohë dhe kujdes spanjollit. Turneu i “Indian Wells” do të zhvillohet nga data 6 mars, me finale e edicionit të programuar 11 ditë më vonë.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...