Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tërhiqet Nishikori, Djokovic në gjysmëfinale pa harxhuar energji

Novak Djokovic “fluturon” në gjysmëfinale të Australian Open, madje e bën pa sforcimin më të vogël. Tenisti serb u kualifikua pasi kundërshtari i tij, japonezi Key Nishikori, u tërhoq pa u mbyllur seti i dytë i dytë për arsye dëmtimi, pas vetëm 49 minutave lojë.

Në fakt, Nole e nisi me prepotencë duelin, duke e thyer dy herë në shërbim Nishikorin, për ta mbyllur setin e parë me rezultatin e thellë 6-1. Në fund të setit të parë, japonezi, i ezauruar fizikisht edhe nga dueli me Carreno-Bustan, që zgjati 5 orë e 11 minuta, kërkoi ndihmën e fizioterapistit, ndërsa në setin e dytë e pa të pamundur të vazhdonte më tej, duke u tërhequr në gejmin e 6-të, kur Djokovic kryesonte 4-1.

Vijon dominimi i serbit në përballjet me japonezin, duke siguruar fitoren e 18-të në 20 përplasjet gjithsej.

Në gjysmëfinale të turneut Nole do të përballet me francezin Puille, që mposhti 3-1 me sete Raonic.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...