Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta në “ferrin” shkodran, në “Loro Boriçi” dëshirë për hakmarrje

Vllaznia –Teuta është pa dyshim kryendeshja e fundjavës. Në futbollin që ndryshon, është një sfidë që po merr konture të rivalitetit të veçantë. Për atë që bënë sezonin e kaluar, me titullin që shkoi në minutat e fundit të një kampionati të çmendur në Durrës, për keqardhjen e shkodranëve, si dhe finale e Superkupës që pa fituese sërish Teutën me fitoren e pastër 3-0, rezultate që shtojnë etjen e kuqebluve për revansh.

Këtë herë kanë në favor edhe faktorin “Loro Boriçi”, me tifozët e rikthyer do të jetë një mbështetje e fuqishme për skuadrën në fushë, ku Thomas Brdaric, përgatitet të hedhë të njëjtin formacion si në fitoren me Laçin. Gurishta dhe Diagne pritet t’ia dalin. Në sfidën me kurbinasit ekzaltoi një Vllazni sulmuese, e aftë të shënonte 5 gola në një fushë të vështirë, por në krahun tjetër 3 golat e pësuar janë një detyrë shtëpie për t’u korrigjuar.

Teuta shkon në Shkodër me shpirtin e duhur: kampionë në fuqi, fitues të Superkupës dhe pas një suksesi të rëndësishëm ndaj Partizanit. Për Edi Martinin, një mungesë e vetme, ajo afatgjatë e Lorenco Vilës, me trajnerin që, besnik ndaj motos “skuadra që fiton nuk ndryshohet”, pritet të prezantojë të njëjtin formacion si në sfidën hapëse të kampionatit.

Një Teutë cinike dhe e ekuilibruar, me një mbrojtje të hekurt, përballë një Vllaznie që shënon dhe pëson, janë të gjithë përbërësit për ta bërë sfidën më intriguese edhe në aspektin teknik. Skena pritet të jetë e denjë për ndeshjet e mëdha, në “Loro Boriçi” nxehtësia e tifozëve është e garantuar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...